22:15 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Benzema superior edhe në futsal, shënon supergol (Video)

Karim Benzema shënoi në gjysmëfinale dhe në finale të Ligës së Kampionëve duke i dhuruar Real Madridit titullin e 13-të.

Mirëpo ai nuk është ftuar në Kombëtaren e Francës për shkak problemeve që kishte me Valbuenën e që po e pezullojnë edhe pas shumë vitesh.

Megjithatë ai e ka shfrytëzuar pauzën për të zhvilluar një ndeshje në futsal.

Sulmuesi madrilen shënoi një gol të bukur edhe pse porta ishte shumë më e vogël se ajo që shënon zakonisht. /IndeksOnline/

Temat: