22:03 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Realit e pranon: Unë e kam vendin e CR7

Karim Benzema thotë se me largimin e Cristiano Ronaldos, golashënuesit më të mirë në histori të Real Madridit, ai duhet të luajë ku portugezi ka luajtur dhe të shënojë më shumë gola.

Sulmuesi portugez u largua në korrik të këtij viti drejt Juventusit për shumën e 100 milionë eurove.

”Ndihem shumë mirë në klub dhe jam gjithnjë i lumtur në fushë, dhe kur shënoj apo asistoj, kjo më bën të lumtur”, tha Benzema për kanalin e Real Madridit, transmeton IndeksOnline.

”Ndihem mirë. Jam i fortë, i motivuar dhe kam shumë ambicie. Është vit i rëndësishëm për të gjithë ne, tani ne jemi duke luajtur mirë”.

Image result for benzema

”Po luajmë si skuadër dhe jemi me fat që po shënojmë më shumë gola se më parë”, shtoi Benzema.

Benzema, për fund, zbuloi numrin e golave, të cilët ai synon t’i shënojë.

”35 gola. Njerëzit kërkojnë nga unë të shënoj edhe më shumë. Kjon më motivon mua për një vit të madh”, përfundoi francezi./IndeksOnline/