17:48 / E Enjte, 11 Gusht 2022 / Gj. Sh

Benzema thyen edhe një rekord te Real Madridi

Karim Benzema vazhdon të thyej rekorde te skuadra e Real Madridit, shkruan IndeksOnline.

Sulmuesi franzez shënoi një tjetër gol për madrilenët në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ku Real madridi fitoi 2-0 kundër  Eintracht Frankfurtit.

Ky gol i mundësoi Benzemas të thyej edhe një rekord te klubi mbretëror.

Ai u bë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të klubit, duke kaluar edhe legjendën Raul Gonzalez.

“BigBen” arriti në kuotën e 324 golave me “Los Blancos”, ndërsa ish-sulmuesi spanjoll i kishte realizuar 323 gola.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit është portugezi Cristiano Ronaldo, me 450 gola të shënuar./IndeksOnline/