21:27 / E Diele, 02 Maj 2021 / AR

Beqiri për vdekjen e Kastratit: Humbëm një veprimtar të madh

Ismet Beqiri nga LDK, me rastin e vdekjes së Abit Kastratit, tha se humbën një veprimtar e aktivist të madh të Prishtinës.

Beqiri e kujtoi Kastratin si punëtor të madh, atdhetar e të vendosur, shkruan Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Miku im i dashtun Abit,

Vështirë qenka me shkru fjalë lamtumirëse për ty.

Ike nga kjo botë, na le me pikëllim të thellë të gjithë neve që kishim fatin të njohim.

Punëtor i madh, atdhetar e i vendosur.

Jam krenar, e i privilegjuar, që të kisha një ndër bashkëpunëtorët më të afërt për 30 vite.

Jo më larg se para 4-5 ditësh të vizitova në shtëpi.

Edhe pse i lodhur u çmallëm me njëri tjetrin, e unë shpresoja të shihemi së shpejti.

Familjes së dashtun Kastrati ngushllimet e mia të thella, në emrin tim, familjes time dhe Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave.

Humbëm një veprimtar, aktivist të madh dhe ish Këshilltar Komunal të Prishtinës.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte.

Lamtumirë miku im,

Lamtumirë Biti jonë.