14:57 / E Martë, 21 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Beqiri: Vetëvendosje ta kuptoj se nuk jemi në Kanada, por në Kosovë (Video)

Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri ka kritikuar veprimin e Vetëvendosjes e cila ditën e zgjedhjeve sipas tij ka bartur votuesit për në qendrat e votimeve.
Ndërkaq sa i përket pretendimeve të Vetëvendosjes së bartja e votuesve është e lejueshme duke marrë parasyshe se një praktike e tillë zhvillohet në Kanada. Beqiri ka thënë para së të merret shembull raste të tilla si ajo e Kanadasë, duhet të kihet parasysh se këtu është Kosovë dhe se një gjë e tillë ka qenë e jashtëligjshme.
“Vetëvendosja me të gjitha shtetet janë marrë edhe me Kanada duke krahasuar bartjen e votuesve nga shtëpia në qendrat e votimit. Në këtë rast është e habitshme se si tentojnë ta sqarojnë. Ne nuk e kontestojmë mundësinë e ndihmës të personave në nevojë por jo në emër të OJQ-ve dhe me dirigjim. OJQ-ja që e ka bërë këtë ka bartur votuesit dhe i ka dirigjuar se për kënd duhet të votojnë. Kjo nuk ka lidhje me krahasimin me rastin e Kanadasë, ne jetojmë në Kosovë dhe është mirë që së pari ta njohim Republikën e Kosovës para tjerave”, ka thënë Beqiri. /Indeksonline/