20:47 / E Hënë, 16 Korrik 2018 / indeksADMonline

Beqiri viziton Batalionin e Atllantikut, bën homazhe te varret e vëllezërve Bytyqi

Deputeti i i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri po qëndron për vizitë në Nju jork. Beqiri sot ka vizituar edhe Batalionin e Atllantikut.

Me këtë rast, ai ka takuar anëtarët, ish luftëratët e Atllantikut, në krye me Gani Shehun, Kryetar i Shoqates Atlantiku, transmeton ‘Indeksonline’.

Po ashtu edhe të familjes, prindërit dhe vëllain e vëllezrve Bytyqi, tre dëshmorëve të UÇK-së, të vrarë parë 19 vitesh për çlirimin e vendit.

Më tutje, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së ka bërë homazhe te varret e tre dëshmërëve, Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Takimi me anëtarët,ish luftetarët e Batalionit Atllantiku në krye me z.Gani Shehu.,Kryetar i Shoqates Atlantiku….dhe familjen,prindet dhe vëllaun e vëllezerve Bytyqi,tre deshmorëve të UÇK-së.të vrar para 19 vitesh nga kriminelet e regjimit serb.

Bashkëbisedim vëllazror me këta njerëz të mrekullueshëm që lan rehatin e jetës në Amerikë dhe shkuan në luftë për qlirimin e vendit.

Takimi me prindët,familjarët e vēllëzërve Bytyqi ishte emocionues,por qëndrimi i tyre të bënë krenar.

Edhe pas sa vitesh,vrasesit nuk kan dal para drejtesise.

Shteti amerikan dhe Kosova të vazhdojn me angazhim të shtuar deri në denim te krimineleve,vetem kështu ata deshmor prehen në paqe dhe familjaret e tyre sado pak do të ndjehen më të lehtësuar.

Obligimi yni të bejm punën tonë në këtë drejtim,për këtê dhe shumë raste tjera.

Të gjithë së bashku bëm homazhe te varret e tre dëshmorëve Yll,Agron dhe Mehmet Bytyqi. Lavdi jetes dhe vepres se tyre./Indeksonline/