23:06 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Beqiri: Zgjedhja e Marija Pejçinoviç-Buriç si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës është me rëndësi për ne

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka deklaruar se zgjedhja e Marija Pejçinoviç-Buriç si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, është me rëndësi për Kosovën.

Beqiri theksoi se e njëjta është anëtare e EPP-së, familjes së madhe të partive popullore evropiane, ku bën pjesë edhe LDK, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot,në Strasbourg Deputetët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropes,zgjodhën Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Evropës,zonjën nga Kroacia Marija Pejçinoviç-Buriç.

E njëjta është anëtare e EPP-së,familjes së madhe të partive popullore evropiane,ku edhe ne (LDK)jemi pjesë e saj.

Zgjedhja e saj me rëndësi edhe për ne.

Kisha nderin sot ta takoja gjatë ditës dhe të bashkëbisedojm për synimin e anëtarësimit të Kosovës në KiE

I.Beqiri