14:22 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bëri “gjynahe” me “Bentley”-n, Morena vë shaminë në kokë

Vetura e Morena Tarakut “Bentley” është konfiskuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet që është e vjedhur.

Derisa vetura e saj luksoze është në procedurë të verifikimit, Morena tashmë duket se është penduar për këtë, shkruan Indeksonline.

Në një fotografi që ka publikuar së fundi, Morena shihet e mbuluar me një shami në kokë, e që ka habitur pasi ajo njihet për zhveshje të tepruar.

Ndërkohë, Morena pak ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor “Missed Call”, ndërsa ende nuk ka dhënë asnjë deklarata lidhur me ngjarjet e fundit./Indeksonline/