11:48 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Berisha admiron gjestin e imamit kosovar, ka një kërkesë për gjithë myslimanët shqiptarë

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar gjestin e imamit nga Drenasi, Osman Musliu, gjatë faljes së Bajramit në Drenas.

Megjithëqë respektin e palëkundur që ka për kulturën dhe civilizimin e kombeve të tjera me shumicë myslimane, Berisha uroi qe kleri mysliman shqiptar, të bëjë çdo përpjekje për ç’arabizimin, ç’turqizimin, ç’otomanizimin, ç’saudizimin ç’gylenizimin dhe ç’erdoganizimin e islamit shqiptar, i cili eshte dhe duhet të mbetet një islam evropian i lidhur pazgjithshmërisht me kulturën dhe civilizimin evropian të kombit tonë

Postimi i plotë

Hoxhe Osman Musliu fali Kurban Bajramin i veshur me kostum kombetar!

Miq, duke shprehur nderimin dhe respektin tim te veçante per mbare klerikët muslimane shqiptare për punën e tyre te çmuar dhe te palodhur per ndriçimin e mendjeve dhe ushqimin e shpirtrave me parimet hyjnore te fesë Islame, mësimet e ndritura te profetit Muhamet, sot dua te përshëndes përzemërsisht Hoxhe Osman Musliun, i cili udhëhoqi ne xhaminë e tij ne Drenas faljen e Kurban Bajramit i veshur me kostum kombëtar, sikunder përshëndes te gjithë ata klerike qe mbështesin leximin e Kuranit para besimtareve vetëm ne gjuhen shqipe.

Vendimi për përkthimin e Kuranit ne gjuhen shqipe ishte njeri nga vendimet me te para dhe me te rëndësishëm të themelimit të Komunitetit Musliman Shqiptar.

Une jam i bindur se Islami shqiptar si Islam europian mund te luaj nje rol te jashtezakonshem ne interpretimin teologjik dhe realizimin praktik të parimeve të fesë islame ne perputhje me vlerat e medha te kombit tone dhe te jete nje frymezim edhe per te tjeret.

Krijuesi eshte Nje dhe i Gjithfuqishem, ai nuk eshte as arab, as turk, as perse, indian apo indonezian. Ndaj dhe eshte ne detyren hyjnore te klerikeve musliman mendjendritur shqiptar qe te zhvillojne, elaborojne, mbrojne me guxim dhe largpamesi Islamin Shqiptar ne perputhje me parimet e Xhamise se Pavarur Shqiptare, trashegimi dhe arritje kjo historike e kombit tone. Megjithe respektin e palekundur qe une kam per kulturen dhe civilizimin e kombeve te tjera me shumice muslimane, uroj qe kleri musliman shqiptar te beje çdo perpjekje per ç’arabizimin, ç’turqizimin, ç’otomanizimin, ç’saudizimin ç’gylenizimin dhe ç’erdoganizimin e Islamit shqiptar, i cili eshte dhe duhet te mbetet nje Islam europian i lidhur pazgjithshmerisht me kulturen dhe civilizimin europian te kombit tone. Sb