75 Mall Live Search
11:17 / E Hënë, 23 Mars 2026 / G T

Berisha analizon listën e Fodës dhe përballjen ndaj Sllovakisë: Mungesat ndihen, por kemi forcë për fitore!

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Ilir Berisha, në një intervistë për Indeksonline.net ka komentuar listën e fundit të përzgjedhësit Franco Foda, mungesat e rëndësishme dhe pritshmëritë për ndeshjen e së enjtes ndaj Sllovakisë.

Sipas Berishës, lista e publikuar është kryesisht e pritshme, duke pasur parasysh vazhdimësinë që ka ndërtuar Kombëtarja në ndeshjet e fundit. “Është një listë e pritshme, duke pasur parasysh edhe kontinuitetin që ka zhvilluar Kombëtarja me ndeshjet e kaluara”, u shpreh ai.

Ilir Berisha remains free, he will soon decide on the future (Video)

Megjithatë, ai pranon se mungesa të rëndësishme si ato të Rrahmanit dhe Avdullahut do të ndihen në ekip. “Pa dyshim që mungesat e tyre do të jenë prezente, por nuk besoj se do të vërehen shumë, sepse kemi lojtarë të kalibrit që mund t’i zëvendësojnë”, theksoi Berisha.

Një tjetër çështje që ka ngjallur diskutim është mosftesa e Meriton Korenicës, i cili po kalon formë të mirë në kampionatin rumun. Berisha e konsideron këtë si një mungesë të ndjeshme. “Mungesa e Korenicës sjell pakënaqësi, pasi ai është në formë shumë të mirë, duke qenë protagonist me gola dhe asistime. Pse nuk është ftuar, është një pyetje që i takon trajnerit. Ai sigurisht ka arsyet e veta, ndërsa ne mund vetëm të aludojmë. Është për t’u ardhur keq që nuk është këtu”, deklaroi ai për Indeksonline.net

Duke folur për kundërshtarin, Berisha vlerëson Sllovakinë si një ekip të fortë dhe fizikisht të përgatitur mirë. “Sllovakia është kundërshtar interesant dhe fizikisht shumë i fortë. Nuk duhet të jemi euforikë, por të luajmë me mençuri dhe disiplinë”, u shpreh ai.

May be a graphic of text that says 'FFK FIFA KOSOVA S Q U A D PORTIERE ARJANET MURIC AMIR SAIPI VISAR A MESFUSHORE/SULMUES ERMAL KRASNIQI BATON ZABERGJA VALON BERISHA VELDIN HOXHA ELVIS REXHBEÇAJ LINDON EMERLLAHU EDON ZHEGROVA FLORENTMUSLIJA FLORENT MUSLIJA FISNIK ASLLANI MILOT RASHICA VEDAT MURIQI ALBION RRAHMANI MBROJTES MERGIM VOJVODA VESEL DEMAKU FLORENT HADERGJONAJ KRESHNIK HAJRIZI LUMBARDH DELLOVA FIDAN FIDANALITI ALITI ALBIANHAJDARI ALBIAN HAJDARI ILIR KRASNIQI DION GALLAPENI PERZGJEDHES FRANCO FODA TEB PARIAS PARBBAS VENTURE FFK KOSOVA. K-KOSOVA.COM COM'

Sa i përket kushteve atmosferike, me mundësinë e reshjeve të shiut në ditën e ndeshjes, Berisha beson se kjo mund të ndikojë në ritmin e lojës, por jo domosdoshmërisht në disfavor të Kosovës. “Duke pasur parasysh stilin e lojtarëve që kemi, jemi më të lëvizshëm dhe teknikë. Shiu e bën të vetën, por nëse jemi të matur në vendimmarrje dhe luajmë me qasje profesionale, mund ta menaxhojmë mirë situatën”, tha ai, duke shtuar se skuadra duhet të jetë e përgatitur edhe për skenarë të tjerë, përfshirë vazhdimet.

Në fund, Berisha dha edhe një parashikim të kujdesshëm për rezultatin. “Mendoj se mund të fitojmë me rezultat minimal, 0:1 ose 1:2. Por nuk është e lehtë, pasi është një ndeshje e fortë”, përfundoi ai.

/Indeksonline/ Granit Tërstena/

Official Statement of the Football Federation of Kosovo - Federata e  Futbollit e Kosovës