12:22 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Berisha: Çdo lëvizje, që cenon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës duhet të jetë i papranueshëm për Shqipërinë

Pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë Ali Berisha.

Por jo vetëm kaq. Berisha së fundi ka komentuar çështjen e “Shengenit të Ballkanit”, ku ka thënë se përderisa Kosova nuk njihet nga Serbia, është i pakuptimtë Shengeni Balkanit, duke pas parasysh faktin se në këtë proces skandaloz nuk janë përfshirë Sllovenia dhe Kroacia.

“Orientimi ynë drejt BE-së dhe NATO-s, duhet të jetë i palëkundur. Serbia po armatoset me teknikën më të rëndë luftarake nga Rusia. T’i mbyllësh sytë para kësaj situate është krejt e pa logjikshme dhe shumë e rrezikshme në këto rrethana”, shtoi Berisha, transmeton Indeksonline.

Sipas tij publikimi i hartës, ku Kosova është brenda hartës së Serbia dhe heshtja e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë thjesht nuk do koment.

“Çdo lëvizje që e cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës duhet të jetë i papranueshëm si për Shqipërinë po ashtu edhe për të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën shtet të pavarur”, përfundoi ai./Indeksonline/