09:20 / E Enjte, 15 Tetor 2020 / C E

Berisha del pozitiv me koronavirusin

 

Veton Berisha ka rezultuar pozitiv me koronavirusin.

Sipas njoftimit të klubit të tij, Viking FK, sulmuesi shqiptar është infektuar me Covid-19 dhe nuk ka ndonjë simptomë.

Përfaqësuesi i Norvegjisë aktualisht është i vetizoluar derisa të dalë negativ në testim, shkruan Indeksonline.

“Veton Berisha ka dalë pozitiv në testin për koronavirusin, të mërkurën mbrëma”, thuhet në një njoftim në uebsajtin e Viking FK.

“Lojtari nuk ka simptoma dhe është izoluar nga sot. Për shkak të pjesëmarrjes së tij në stërvitje të hënën dhe të martën, i tërë ekipi do të futet në karantinë”, thuhet në njoftim.

Berisha, i cili iu bashkua Viking FK-së në fillim të këtij viti, i ka shënuar 11 gola dhe i ka dhënë 9 asiste në 19 paraqitje në Elitëserien këtë sezon.

Po ashtu, ai e ka regjistruar një gol dhe një asist në dy ndeshje kualifikuese për Ligën e Evropës.