22:54 / E Premte, 17 Mars 2023 / Gj. Sh

Berisha: Ëndrra po më bëhet realitet

Mergim Berisha, sot ka marr ftesë nga trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, për ndeshjet e muajit mars.

Pas kësaj ftese futbollisti kosovar në një intervistë për faqen e klubit të Augsburgut ka thënë se ëndrra e tij po bëhet realitet, transmeton IndeksOnline.

“Jam shumë i lumtur për nominimin – është një ëndërr që po bëhet realitet”, tha sulmuesi i lindur në Berchtesgaden.

 Kam punuar gjatë dhe shumë për të, por unë e di gjithashtu që nuk kam arritur asgjë ende. Mezi pres sfidën për të qenë në gjendje të dëshmoj veten në ekipin kombëtar. Faleminderit të gjithëve që më besuan gjithmonë dhe që më mbështetën gjithmonë. Do të bëj gjithçka që mundem për të shfrytëzuar këtë shans”, ka deklaruar Berisha.

23- vjeçari po shkëlqen këtë sezon me skuadrën e Augsburgut, ku në 18 ndeshje të luajtura ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar edhe 4 asiste./IndeksOnline/