15:31 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / Blerim

Berisha fantastik, golin e tij ndaj Zenitit duhet ta shikoni tre herë

Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Akhmat Grozny dhe Zenit, duel ky në kuadër të xhiros së 15’të në Premierligën rus.

Golin e barazimit në pjesën e parë për klubin e Grozny e ka shënuar mesfushori kosovar, Bernard Berisha, shkruan IndeksOnline

Berisha shënoi gol të bukur në minutën e 26’të të takimit.

Rezultati aktual i takimit pas pjesë së parë është në 1:1.