16:14 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / A. M.

Berisha flet për veriun: Rama ka qenë dhe është ndihmës i Vuçiqit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka folur para gazetarëve, duke thënë se situata në veri është dramatike dhe sipasij, më e rënda që pas luftës në Kosovë.

Po ashtu, ai tha se kryeministri Rama ka qenë dhe është ndihmës i presidentit serb, Aleksandar Vuçq dhe prej vitesh i ka futur thika pas shpinës Kosovës.

“Edi Rama ka qenë këto vite një ndihmës i shpifur i Vuçiq dhe i ka futur thika pas shpine Kosovës në çdo moment. Në këtë kontekst mos harroni fjalët e tij që, ‘kur të fillojë lufta do më kërkoni mua që t’ju ndërmjetësoj te Vuçiqi’. Është peng në duar e Vuçiq”, tha ai.

Mes tjerash, Berisha tha se nuk ndan të njëjtin qëndrim me Kurtin për gjithçka, por në rastin konkret, ai është duke qëndruar si kryeministër që kërkon të zbatojë ligjet e vendit.