09:13 / E Martë, 23 Qershor 2020 / indeksADMonline

Berisha: Forcimi i shtetit ligjor duhet të bëhet në përputhje me interesat strategjikë të ShBA-së dhe perëndimit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Zafir Berisha, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se Kosova duhet që rrugën e saj për forcimin e shtetit ligjor, ruajtjes së sovranitetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimin në mekanizmat ndërkombëtar, duhet ta bëj në përputhje me interesat strategjikë të SHBA dhe perëndimit, në të kundërtën ka rrezik që të ngecim në bërjen dhe forcimin e shtetit.

Siç ka shkruar tutje Berisha, ne edhe mund të tregojmë muskujt dhe të sillemi me miqtë ndërkombëtar ashtu siç nuk duhet, por se kjo nuk mund ta zgjas deri në pafundësi.

Më poshtë e gjeni të plotë statusi e tij:

Kosova në rrugën për forcimin e shtetit ligjor, ruajtjes së sovranitetit, zhvillimit ekonomik dhe integrimin në mekanizmat ndërkombëtar, duhet ta bëj në përputhje me interesat strategjikë të SHBA dhe perëndimit, në të kundërtën ka rrezik që të ngecim në bërjen dhe forcimin e shtetit.

Sot, edhe mund të tregojmë muskuj e të sillemi ashtu siç nuk duhet në raport me miqtë ndërkombëtar, por nesër nuk mund të sillemi më ashtu, sepse do të jetë vonë!

Zafa