16:04 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Berisha: FSK-ja po na bën krenar

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha gjatë vizitës së tij në Kanada, ku mori pjesë në punimet e Forumit Ndërkombëtarë për Siguri në Halifaks, ka zhvilluar një varg takimesh bilaterale me homologë nga shtete mike të Republikës së Kosovës.

Fillimisht, ai u prit në takim nga nikoqiri i konferencës, ministri i Mbrojtjes së Kanadasë, Harjit Sajjan, me të cilin zhvilluan një takim miqësor, ku u bisedua kryesisht për marrëdhëniet e mira ndërmjet Kanadasë dhe Kosovës si dhe për gjetjen e mundësive për intensifikimin dhe konkretizimin e marrëdhënieve në të ardhmen.

Në Halifax, ministri Berisha zhvilloi takim zyrtar edhe me ministrin e Mbrojtjes së shtetit të Zvicrës, Guy Parmelin

Ministri i FSK-së zhvilloi takim bilateral edhe me ministrin e Mbrojtjes të Estonisë, Juri Luik me ç’ rast u shkëmbyen pikëpamjet e përbashkëta për sfidat e rajonit dhe për vlerat euroatlantike që ndajnë të dy vendet.

Ndërkaq, gjatë takimit me me ish- kryeministrin e Suedisë dhe diplomatin e shquar të Suedisë Carl Bildt, u shkëmbyen pikëpamjet rreth sfidave dhe kërcënimeve për Kosovën dhe rajonin.

Po ashtu folën lidhur me zhvillimin e FSK si dhe procesin e transformimit të saj.

Berisha nga ana e tij tha se FSK-ja si forcë shumetnike dhe profesionale po na bën krenar çdo ditë me pjesëtarët e saj, me sukseset e tyre të panumërta nëpër shkollat ushtarake me prestigjioze.