20:42 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Berisha Group prezanton sukseset e saj në 10-vjetorin e themelimit

6 muaj më parë u prezantua projekti “Park Residence” nga Berisha Group.

Park Residence, i dha frymë arkitekturës moderne. Ky është projekt shumë i madh që ofron mundesi jo vetëm për familje të vogla por edhe të mëdha.

Ka lokacion të mirë, por rëndësi të madhe iu dha edhe pamjes së gjelbërt.

Naim Berisha pronar i Berisha Group, tha se ideja dhe puna e përgjitshme e niveli i lartë i sigurimit ishte faktor kryesor i suksesit të këtij projekti.

Park Rezidence do të përfundojë për katër vite, projekt ky i cili është shëndrruar në një ikonë ndërtimi në Prishtinën e re.

Berisha tha se ishte një vit më plot suksese, dhe se çdo vit kanë punuar me përkushtim të madh, që të krijojmë sa më shume vende të reja pune, e kushte sa më të mira për të punësuarit e Berisha Group.

Ai të gjitha arritjet e veta ia dedikon nënës së tij.

Berisha Group ka bashkëpunuar me arkitektë të mëdhenj.

Është kompleksi më i madh në Kosovë dhe ka korrektësi në punimet që i bën.

Aty u prezantua edhe një nga projeketet më të mëdhaja të Berisha Group që është vazhdimësi e Park Residence, ku ka qendra tregtare e parkingje të hapura.

Në 10-vjetorin e themelimit të Berisha Group u ndanë mirënjohje për ata që i ndihmuan e besuan kësaj kompanie./Indeksonline/