Berisha: I kam përfunduar synimet për vitin 2018, me plane të reja për 2019-tën
Është një nga regjisorët më të suksesshëm të teatrit dhe filmit në vend. Fatos Berisha mbanë vulën e dhjetëra shfaqjeve teatrale e prodhimeve kinematografike që janë vlerëruar me nota të larta dhe kanë rrëmbyer çmime në evente vendore e jashtë kufijve.

Berisha në një Intervistë për Indeksonline, ka treguar se si ka qenë viti 2018, si e ka përmbyllur këtë vit në aspektin profesional dhe planet për vitin 2019.
-Si ka qenë viti 2018 në përgjithësi për juve?
Berisha: Si qytetar i Kosovës ndaj fatin, brengat dhe shpresat me gjithë njerëzit e këtij vendi. Ishte një vit jo i lehtë, duke marr parasysh gjendjen e vështirë ekonomike dhe izolimin e shtetasve tane. Në rrafshin personal, jam munduar të bëj më të mirën në punët që kam bërë.

– Çka e konsideroni si suksesin dhe sfidën më të madhe?
Berisha: Suksesin më të madh personal për vitin 2018 e konsideroj arritjen e pêrfundimit me sukses të xhirimit të filmit ‘Cirku fluturues’.
– Sa i keni arritur synimet që keni pasur gjatë këtij viti?
Berisha: Në aspektin profesional, ato që kam synuar, i kam realizuar.

– Cilat janë projektet që keni vënë këtë vit në jetë dhe si janë pritur?
Berisha: Vitin 2018 kam bërë regjinë e dy shfaqjeve teatrore, ‘Bardh’ në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe ‘At Sergi’ në Tiranë. Përfundova xhirimin e filmit tim të metrazhit të gjatë, dhe përfunduam me sukses edicionin e 11-të PriFest.

– Planet për vitin 2019 në aspektin profesional?
Berisha: Në plan kam të punoj disa shfaqje në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe të bëj finalizimin e filmit. Normalisht, paralelisht me punën për edicionin e 11-të të PriFest.

– Si e festoni Vitin e Ri dhe një urim për të gjithë lexuesit e Indeksonline.
Berisha: Vitin e ri e festoj në shtëpi me familje. Lexuesve të Indeksonline ju dëshiroj fat, shëndet të mirë dhe më shumë momente të lumtura në 2019.