Berisha: Istogasit, të vendosur të rrëzojnë LDK-në (Video)
Vendimin e PZAP-it për ta dërguar në rivotim komunën e Istogut e quan të padrjtë Bekë Berisha, ish- kryetar i AAK-së në këtë komunë, i ftuar në “Ditë Mbas Dite”, të TV Rrokum.
Megjithatë, ai thotë se AAK do të fitojë në rivotimin e 17- dhjetorit në këtë komunë.
“Qytetarët e Istogut janë të mobilizuar me përmbyse pushtetin aktual”, shprehet ai, duke shtuar se “Istogu s’është i LDK-së, por i qytetarëve”, ka thënë ai.
Berisha i cili është deputet në Parlamentin e Kosovës ka drejtuar akuza të rënda ndaj LDK-së në Istog.
Në vazhdim, Berisha u shpreh se istogasit duhet të votojnë kandidatin e AAK-së, Gani Dreshaj në mënyrë që, qysh tha ai, me depozitu arsimin në këtë komunë por edhe për shumë arsye tjera.
Duke arsyetuar koalicionin e AAK-së me PDK-në në Istog për rivotimin e të diellës, Berisha thotë se PDK nuk ka qenë pjesë e pushtetit në këtë komunë dhe nuk do të ketë ndonjëherë keqpërdorime.