13:24 / E Enjte, 23 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bekë Berisha: Elez Blakaj, një materialist e frikacak, le t’flet kush e ka kërcënu

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka thënë se e njeh mirë prokurorin Elez Blakaj si bashkëvendas nga Istogu.

Berisha ka thënë se familja e tij kanë qenë gojëkqinjë për UÇK-në. Në një intervistë për Indeksonline, deputeti nga Istogu ka përmendur edhe disa detaje të tjera për familjen e Blakajt që sipas tij ngrenë disa dyshime.

Më poshtë deklarata e Berishës:

Elez Blakaj është nga Istogu, është djali i Beqir Asllan Blakaj. Elezin nuk e njoh personalisht, e kam pa që ishte bërë prokuror dhe kishte marr me trajtu rastin për keqpërdorime të mundshme të listave të veteranëve.

Ai kishte përkrahjen e zyrës së kryeministrit me të gjitha dokumentacionet dhe të gjithë arkivin, dhe ka mundur të kryej rastin pa bujë dhe me profesionalizëm, por po del se ai kishte qëllim tjetër.

Mllefi dhe entuziazmi i tij për mos me trajtu profesionalisht këtë temë, por me prodhu skandal ndoshta është për shkak të babait të tij të cilit i është refuzuar aplikimi për veteran.

Arsyeja e refuzimit nuk ka qenë në luftë asnjë minutë, bile bile familjarisht janë sabotues dhe gojëkeq për UÇK-në.

Familjarisht janë LDK, jo për ndonjë aktivitet të theksuar aty po për shkak të përfitimeve materiale, sepse Beqiri, baba i Elezit ka qenë drejtor shkolle në Llukavc , dyshohet pa diplomë dhe koordinator për zgjedhje , që i bie koordinator i hajnisë qysh janë standard drejtorët e shkollave në Istog.

Kur ka dal në pension Beqiri, laver e vllaq e ka bo Istogun, bile i ka sha edhe LDK sepse ka menduar se duhet të jetë drejtor deri në vdekje.

Elez Blakaj është një materialist dhe frikacak, në deklaratën e tij se ka pas kërcënime është mirë me kallxu kush e ka kërcënuar dhe kush i ka thënë a po të dhimben parat e shtetit.

Gjithashtu duhet të tregoj se kush i ka thënë bëhu si të tjerët , se demek ky na qenka i veçantë. Prokurori  pikë së pari duhet të ketë dinjitet dhe integritet që nuk i ka ky person as familja e tij.

Ka Kosova djem plot që e thonë të vërtetën dhe përballen me të gjitha në Kosovë. Ky njeri është sikur disa persona që kanë ik jashtë pas luftës dhe kanë thënë se po ikim nga UÇK-ja për me përfituar letra dhe jetë më të mire. Sa i përket dekoratës që po don me ja nda baca Jakup Krasniqi si hero, le të pret edhe pak derisa të sqarohet pjesëmarrja e Sadik Blakes, kushëririt të afërt të Elezit, në vrasjen e Jusuf Gërvallës.

Ra kjo dekë e u pamë. A po fillojmë tani të hapim debatin se sa kanë përfituar UDB-ja qe 100 vjet në Kosovë , sa e kanë keqpërdor buxhetin e Kosovës bashkë me okupatorin, sa ishte numri i tyre, kush i lidhi familjarisht argatët e UDB-së duke i martuar ndërmjet veti dhe në mulli të kujt po e qojnë ujin këta njerëz.

Me keqardhje, ky person ka turpëruar, sikur dikur Sadiku, familjen Blakaj, që është në fakt ndër familjet më të pastra dhe më tëë mira në Istog. Kjo familje dha aktivistë, të burgosur politikë, dëshmorë, veteranë e patriote që dhanë shumë për Atdheun. /Indeksonline/