16:00 / E Diele, 25 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Berisha: Kombi shqiptar do ecë drejt bashkimit kombëtar

Balli Kombëtar ka mbajtur një protestë paqësor sot në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës për çështjen e Çamërisë.

Kryetari i Ballit Kombëtar, Selman Berisha përmes një fjalimi të mbajtur para të pranishmëve ka përshëndetur presidentin e Republikës së Çamërisë, Festim Lato dhe kryeministrin e saj Ali Aliun që edhe ishte i pranishëm aty.

Përmes këtij fjalimi ai kërkoi që çështja e bashkimit kombëtar të zgjidhjet, duke shtuar se kombi shqiptar do ecë drejt bashkimit kombëtar.

Dëgjoni fjalimin e tij: