09:59 / E Hënë, 19 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Princi Leka: Bashkimi Kombëtar ëndërr e Familjes Mbretërore! Ja çfarë propozon ai

Pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama një ditë më parë për president të përbashkët Kosovë-Shqipëri, si simboli më i mirë i një uniteti mes dy vendeve, ka ardhur reagimi i Princit Leka.

Në një shënim në faqen e tij në Facebook, ai shkruan se bashkimi kombëtar është ëndrra e Familjes Mbretërore, por kjo realizohet vetëm me “Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti”.

Reagimi i Princ Leka

Bashkimi Kombëtar ka qenë, është dhe do të jetë ëndrra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, siç e sugjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara.