16:07 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / LB

Berisha komenton deklaratën e komandantit të KFOR-it, i cili tha se rrezikuam të humbim gjithçka që u arrit në 23 vitet e kaluara

Ish-deputeti nga radhët e NISMA, Zafir Berisha, ka komentuar deklaratën e komandantit të KFOR-it, Mikele Ristuça, i cili deklaroi sot se “gjatë këtyre muajve rrezikuam të humbnim gjithçka që ishte arritur në 23 vitet e mëparshme”, duke theksuar se “kjo është ajo që disa nga ne e përërisim që sa kohë, se kryinfantili i regjimit me mbështetjen e trushpërarëve dhe me veprimet e veta, po e rrezikon gjithë atë që është bërë në Kosovë me ndihmën e partnerëve tanë, që nga pas lufta.!”

Ai më tutje theksoi se “skenari Albin-Vuçiq i koordinuar me gjasë nga një qendër për atë pjesë të Kosovës, pa dilema të kujton fjalën epike të Kadri Veselit “Albin ti ki me kthy Serbinë në Kosovë” e cila për çdo ditë po bëhet realitet”.

Postimi i plotë:

Komandanti i KFOR-it, Angelo Mikele Ristuça në mes tjerash paska thënë sot; Gjatë këtyre muajve rrezikuam të humbnim gjithçka që ishte arritur në 23 vitet e mëparshme!

Kjo është që disa nga ne e përërisim që sa kohë, se kryinfantili i regjimit me mbështetjen e trushpërarëve dhe me veprimet e veta, po e rrezikon gjëth atë që është bërë në Kosovë me ndihmën e partnerëve tanë, që nga pas lufta.

Skenari Albin-Vuçiq i kordinuar me gjasë nga një qendër për atë pjesë të Kosovës, pa dilema të kujton fjalën epike të Kadri Veselit “Albin ti ki me kthy Serbin në Kosovë” e cila për çdo ditë po bëhet realitet.

Gjërat e mëdha nisin nga gjërat e vogla të cilat rriten me kalimin e kohës, prandaj ajo që po ndodhën në atë pjesë te vendit, mundet me qenë vetëm fillimi.