10:19 / E Shtunë, 09 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Berisha lëshoi fushën duke qarë ndaj Celtic-ut

Te Kosova vazhdon të jetë lojtar i rëndësishëm, por Valon Berisha po kalon periudhë të vështirë në nivel klubesh. Kalimi te Lazio është pritur të jetë hap i madh para në karrierën e mesfushorit, por deri më tash Berisha është përmendur kryesisht për gjëra e momente negative.

Të enjten mbrëma ai shpresonte të jepte kontributin e tij, por cdo gjë shkoi shumë keq.

Lazio doli e mposhtur nga ndeshja kundër Celtic me një gabim të bujshëm nga Valon Berisha: duke hyrë në minutat e fundit, në të 82-in, ai gaboi në një pasim duke gjuajtur topin tek Forster, gjë që rezultoi me gol e Ntcham.

Ky gol me shumë gjasa mund të jetë edhe goli i eliminimit të Lazios nga Europa Ligë. Mesfushori kosovar duke parë gabimin e tij, sic raporton Calciomercattoti.it, lëshoi fushën duke qarë. Para se të bënte gabimin e rëndë, Berisha ka lëshuar rast të mirë shënimi. /IndeksOnline/