22:22 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019

Berisha: Më janë dhimbse djemtë e PSD-së, por vetëm Natyra Kuçi ka gjasë të bëhet deputete prej tyre!

Ish-deputeti i AAK-së, tashmë ndër kandidatët me më së shumti vota nga koalicioni AAK-PSD, Bekë Berisha ka deklaruar se qytetarët tashmë i kanë dhënë besimin Albin Kurtit dhe se ai duhet me udhëheq  Kosovën.

Ai tutje tha se i takon kryeministrit që me mos me u blloku, mos me u “zhagit” e as me u vonu deri te formimi i qeverisë.

“Është korrekte me bë qeverinë, me marr përgjegjësinë edhe me vazhdu punë”, tha ai në Pressing.

Berisha u pyet lidhur me koalcioinin që lidhën me PSD-në, ku tha se ka respekt për djemtë e kësaj partie, por që ata nuk arritën të fitojnë as në bastionet e tyre apo në komunat e udhëhequra nga kjo parti.

“S’isha në takim as se di kur është marrë vendimi për koalicion me PSD-në, por kam simpati për ata djem. Më janë dhimbse se ju kish ra sistemi atyne. Kam pas qef me kon deputet ata, ata e patën Prishtinën bastion s’munden me bo kurgjo, as ne Kamenicë nuk mujtën me bo kurgjo.

Për besë na u kanë dhimbtë, na kemi besu qe me ta i marrim njo 40 mijë vota tepër e bojshim llogari për ngritje, por kryeministri më tha që është taku me Shpendin dhe që është kogja i dëshpëruar”, shtoi ai , transmeton Indeksonline.

Ndryshe ai u pyet nëse ndokush prej PSD-së ka gjasë të bëhet deputet, por që sipas tij vetëm Natyra Kuçi nga PSD është në garë me Donika Kadaj për t’u zgjedhur, kurse tjetër nuk ka./Indeksonline/