75 Mall Live Search
15:27 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Berisha për shtyrjen e seancës: Ka implikime nga Lista Serbe

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se dështimi i mundshëm i seancës së thirrur nga pozita, mund të vë në pikëpyetje funksionimin e Qeverisë Haradinaj.

“Është shtyrë për orën katër dhe tash është konsumuar çdo gjë sa i përket përgatitjes së seancës së jashtëzakonshme. Brenda mazhorancës ka paqartësi dhe mendoj që kjo seancë ka një rëndësi të madhe për shkak të ekipit që luan rolin e rëndësishëm për të ardhmen e vendit”

“Mazhoranaca e ka të qartë që dështimi i kësaj seance i vë në pikëpyetje shumë gjëra sa i përket institucioneve dhe sa i përket qeverisë”.

Berisha ka thënë se vazhdimin e seancës po e pengojnë deputetët e Listës Serbe.

“Brenda koalicionit të mazhorancës ka hezitime dhe implikime nga jashtë Kosovës, bëhet fjalë për Listën Srpska. Ajo që unë e di është që kjo seancë duhet të mbahet sepse po futemi në fazën përfundimtare të forcimit të shtetësisë së Kosovës dhe nuk mund të jemi spektatorë nga jashtë”.

Berisha e ka ftuar opozitën që të bëhen bashkë dhe për Kosovën t’i lënë anash inatet.