13:45 / E Shtunë, 14 Tetor 2017 / indeksADMonline

Berisha: Rama fsheh ndaj publikut dhe mediave krimin e shëmtuar ndaj Butrint

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ku shfaqen punimet që po bëhen te Parku i Butrinitit.

“Rama urdhër për të fshehur ndaj publikut dhe mediave krimin e shëmtuar ndaj trashëgimisë kulturore në Butrint! Shikoni videon. sb”, shkruan deputeti demokrat në “Facebook”.

Ndërkohë më herët Partia Demokratike ka kërkuar sqarimin e plotë nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, për ndërtimet e lejuara në parkun arkeologjik të Butrintit, duke kërkuar edhe ndalimin e menjëhershëm të punimeve. Madje PD deklaroi se arkeologë e profesionistë të fushës kanë denoncuar këtë vendim.

Ndërsa vetë ministrja Kumbaro është shprehur se e kishte informuar UNESCO-n para një muaj me emai-l për ndërhyrjet që po bënin në Butrint. Ajo shtoi gjithashtu se çdo gjë është brenda parametrave ligjorë, edhe nuk po bëhet asnjë ndërtim apo gërmim, por vetëm rehabilitimi i një godine të ndërtuar në vitin 1975, përdorur nga arkeologët.

Rama urdher per te fshehur ndaj publikut dhe mediave krimin e shemtuar ndaj trashegimise kulturore ne Butrint! Shikoni videon. sb

Posted by Sali Berisha on sábado, 14 de octubre de 2017