Berisha: S’ka më ofendim për Kosovën se postin e presidentes ta ushtrojë soji i Osmanit

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, e konsideron “ofendim” të shtetit të Kosovës faktin që Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së presidentit.
Ai ka thënë se në këtë situatë, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje, pasi që sipas tij me Osmanin në krye të Presidencës, po poshtërohet shteti i Kosovës.
“A ka më ofendim për një shtet, veqenarisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtrojë soji i Vjosa Osmanit!?
Kosova urgjendisht duhet të shkojë në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhorancë për pozitën e presidentit, poshtrimi i shtetit duhet të ndalet. Kosova nuk e meriton baltosjen deri në kētë nivel”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.