16:28 / E Premte, 31 Gusht 2018 / indeksADMonline

Berisha takon komandantin e KFOR-it, biseduan për situatën e sigurisë në Kosovë

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha ka pritur  në takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci.

Ministri Berisha dhe gjenerali Cuoci biseduan për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it si dhe për hapat e mëtutjeshëm të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në të mirë të zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtutjeshëm të FSK-së si dhe ruajtjen dhe kultivimin e një klime bashkëpunimi gjithnjë në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë.

I pari i FSK-së, ka falënderuar komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij dhe trupave paqeruajtëse të KFOR-it për gjithë kontributin që po japin në vazhdimësi për garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend.

Gjatë takimit Ministri Berisha dhe gjeneral Cuoci kanë koordinuar agjendën dhe ritmet e takimeve të përbashkëta për të ardhmen me qëllim që informimi, koordinimi dhe angazhimi të përbashkët në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, duke qenë në shërbim të gjithë shoqërisë kosovare./Indeksonline/