20:11 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Berisha: T’i shërbesh Kosovës është kënaqësi e madhe

Kosova arriti fitore ndaj Gjibraltarit në miqësoren e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Golin e vetëm e shënoi Florent Hasani në minutën e 69-të, edhe pse Kosova kishte kontrollin e plotë të ndeshjes.

Pas takimit, Bernard Berisha u prononcua për RTK-në duke thënë se të luash për Kosovën është kënaqësi e madhe.

” Ishte ndjenjë e veqant. Kishte nje vit e ca qe s’luaja. Duhet me respektu vendimin e trajnerit. Sa here te me ipet mundësia do të jap më të mirën. T’i shërbesh vendit tënd është kënaqesi e madhe” – u shpreh Berisha./Indeksonline/