14:29 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Berlini: Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit, i paprekshëm

Gjermania nuk mund të lejojë ndryshime dhe as korrigjime të kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kështu thuhet në një komunikatë të zyrës së kancelares Merkel, botuar në faqen zyrtare të Qeverisë gjermane.

“Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i paprekshëm. Kjo është përgjigja e prerë e kancelarës Merkel ndaj disa synimeve që pas luftërave ballkanike, të ketë ndryshime dhe korrigjime të kufijve në Ballkanin perëndimor”, thuhet në deklaratën zyrtare për shtyp të Qeverisë gjermane, lëshuar nga zyra e kancelares Merkel, pas takimit të saj me kryeministrin e Bosnjës kryeministrin e Bosnjës, Denis Zvizdiç.

“Nuk mund të lejojmë ndryshime dhe as korrigjime kufijsh në Ballkanin perëndimor”, citohet të ketë thënë zonja Merkel në komunikatën e zyrës së saj, teksa shtohet se “në vend të kësaj, për vendet e Ballkanit Perëndimor është hapur perspektiva për anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian”.

Në komunikatë theksohet se “Kancelarja gjermane ka krijua procesin e Berlinin më 2014 me qëllim që vendet e Ballkanit të krijojnë raporte dhe marrëdhënie fqinjësore dhe të pajtohen me njëra-tjetrën dhe me qëllim që të kryejnë reforma strukturore thelbësore”.

“Cikli konferencave është pjesë e angazhimit të Gjermanisë për afrimin e tyre me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e Qeverisë gjermane”. “Takimi i fundit ishte me 10 korrik në Londër, ndërsa takimi i radhës i shefave të vendeve të Ballkanit Perëndimor është planifikuar të mbahet vitin tjetër në Poloni”, thuhet në komunikatën e Qeverisë gjermane.