20:36 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Berlusconi afër të rrëmbej ish-kapitenin e Milanit

Silvio Berlusconi dëshiron të ngre Monzën në Serie A pasi u bë president i klubit.

Ish-numri një i Milanit është duke vëzhguar te rosonerët për të përforcuar skuadrën, shkruan indeksonline.

Sipas mediave italiane, Monza dëshiron të transferoj Riccardo Montolivon për sezonin e ardhshëm nëse inkuadrohen në Serie B.

Italian do të jetë pa kontratë në qershor të vitit 2019 dhe skuadra e Berlusconit do ta transferoj me parametra zero.

Montolivo nuk po gjen hapësira te skuadra e Gatussos dhe largimi është i sigurt në fund të sezonit por ndoshta edhe në janar. /IndeksOnline/