14:22 / E Martë, 03 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Berlusconi fansave të Monzas: Më falni, por tashti e kam e vaktin e seksit!

Ish- kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka marrë gjithë vëmëndjen e mediumeve italiane, pas komenteve që ka bërë së fundi me tifozët e klubit të tij.

Berlusconi, tashti është pronar i Monzas, e cila garon në Serien C.

Gjatë fundjavës Monza fitoi 3-0 kundër Olbia Calcios.

Pas ndeshjes, derisa ish-presidenti i Milanit po largohej nga stadiumi iu drejtua tifozëve me këto fjalë: “Më falni, por tashti e kam e vaktin e seksit!”.

Kjo deklaratë shkaktoi të qeshura te tifozët e Monzas.

/Indeksonline/