07:58 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Bernabeu mbyllë dyert deri në dhjetor – kjo është arsyeja

Real Madridi arriti që të fitojë para tifozëve madrilen të shtunën duke e mposhtur Real Valladolidin me rezultat, 2-0.

Por, kampioni i shumëfishtë evropian nuk do të mundet të luajë në ”Santiago Bernabeu” deri në muajin dhjetor.

Tani, ”Los Blancos” udhëtojnë në Plzen më 7 nëntor, në Vigo më 11 nëntor, në Eibar më 24 nëntor dhe në Romë më 27 nëntor, transmeton IndeksOnline.

Pra, Real Madridi nuk do të kthehet në shtëpi deri në ndeshjen me Valencian.

Ndeshja me Valencian është e vlefshme për javën e 14-t në La Liga.

Data e saktë dhe koha e kësaj ndeshje nuk është konfirmuar ende, por me gjasë do të zhvillohet në fundjavën e parë të muajit dhjetor./IndeksOnline/