20:45 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bernard Berisha fantastik, rikthehet nga lëndimi dhe shënon gol

Skuadra ruse Akhmat Grozny luajti kundër Sochit në miqësore gjatë ditës së sotme.

E kjo ndeshje ishte e veçantë për futbollistin kosovar, Bernard Berisha. Kjo për arsye që futbollisti arriti të rikthehet pas dy muajsh nga lëndimi dhe arriti të shënoj në këtë ndeshje.

Gjuajtja e Bernardit ishte fantastike dhe portieri kundërshtar nuk pati shanse që të bënte ndonjë gjë.

Po ashtu ky gol e riktheu në lojë skuadrën e Berishës e që në fund kjo ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 2-2./Indeksonline/.