23:50 / E Martë, 22 Shtator 2020 / C E

Bernard Berisha i jashtëzakonshëm, në formacionin e javës në Rusi

Bernard Berisha po vazhdon me formë të lartë sezonin e ri.

Sulmuesi i majtë i Kosovës është përfshirë në formacionin e javës në elitën e futbollit rus.

Berisha luajti titullar në humbjen e Terek Groznyt 1:0 ndaj Dinamo Moskës në udhëtim, pas golit në minutat shtesë.

Bernardi ishte rreziku kryesor për kundërshtarin.

Është raportuar se Berisha pritet të ftohet për ndeshjen me Maqedoninë pavarësisht përplasjes me trajnerin Challandes. /IndeksOnline/