09:07 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bernard Berisha vazhdon shkëlqimin në Rusi, shpallet lojtari i ndeshjes

Futbollisti i Kosovës, Bernard Berisha po shkëlqen në Rusi.

Tashmë, Berisha në ndeshjen e djeshme, Akhmat Grozny – Arsenal Tusla, është shpallur edhe futbollisti i ndeshjes.

Anësori kosovar luajti 90 minuta ndërsa u dallua me cilësitë e tij gjatë ndeshjes.

Në këtë takim luajti edhe anësori i Shqipërisë, Odise Roshi, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në këtë takim pas dy të verdhëve./Indeksonline/