14:28 / E Martë, 19 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Challandesi dhe Ademi shkojnë në Shkup, do ta ndjekin nga afër Maqedoninë e Veriut

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes dhe presidenti i Federatës së Futbollit, Agim Ademi janë nisur drejt Shkupit, për të përcjellë ndeshjen Maqedoni e Veriut – Izraeli, që zhvillohet sonte.

Pikërisht, Maqedonia e Veriut, do të jetë kundërshtari i ardhshëm i Kosovës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve dhe tashti trajneri zviceran ka filluar ta studiojë ekipin më të cilin do të përballemi më 26 mars.

Federata e Futbollit e Maqedonisë ende nuk ka vendosur zyrtarisht për vendin se ku do të zhvillohet kjo ndeshje, shkruan Indeksonline.

Kjo do të jetë kompetencë ekskluzive e zyrtarëve maqedonas dhe jo e UEFA-së. /Indeksonline/