Bernard Challandes flet për Maradonën, thotë se e ka përcjellur nga afër

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka kujtime të paharrueshme për Diego Armando Maradonën.
Në një intervistë “Lenouvelliste.ch” zvicerani ka thënë se e kishte përcjellë nga afër legjendën e Argjentinës, transmeton Indeksonline.
“Në qershor të vitit 1986, unë isha në Meksikë për ndeshjen Argjentina – Anglia, me 115 mijë tifozë të tjerë”, deklaroi Challandes.
Maradona vdiç të mërkurën në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër.
/Indeksonline/