23:34 / E Enjte, 31 Gusht 2023 / Gj. Sh

Bersant Celina bëhet me skuadër të re, vazhdon karrierën në Suedi

Bersant Celina është bërë me skuadër të re.

Futbollisti kosovar, sezonin e ri do të luaj te skuadra suedeze AIK, shkruan IndeksOnline.

26-vjeçari është huazuar për një vit nga skuadra franceze, Dijon. pasi nuk ishte i kënaqur me minutazhën dhe dëshironte të luante më shumë.

“Kam zgjedhur AIK-un sepse është një klub i madh me një trajner që më përshtatet shumë. Mezi pres të luaj para tifozëve dhe të bëj gjithçka për të fituar ndeshjet”, tha Celina për faqen zyrtare të klubit./IndeksOnline/