17:00 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bersant Celina pritet që së shpejti ta ketë edhe vëllaun e tij në skuadrën angleze

Rrugës së futbollistit kosovar, Bersant Celinës duket se është duke i shkuar edhe vëllau i tij, Loti Celina.

Kjo pasi që futbollisti është afër transferimin te klubi anglez, Swansea City.

Loti Celina aktualisht është pjesë e klubit norvegjez, Stromsgodset, kurse luan në pozicionin e mbrojtësit.

Celina është vetëm 19 vjeçar, mirëpo paraqitjet e tij siç duket i kanë lënë përshtypje edhe klubit të Swansea.

Po ashtu vëllau tjetër i dy futbollistëve, Behajdin Celina është pjesë e skuadrës norvegjeze, Askollen./Indeksonline/.