16:28 / E Enjte, 16 Maj 2019

Besa Gaxherri komenton fotot tronditëse që i publikoi Flora Brovina

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK’së, Besa Gaxherri ka folur rreth fotografive të cilat deputetja e PDK’së Flora Brovina i ka sjellë sot në Kuvend. Gaxherri tha se gjenocidi i kryer nga serbët gjatë luftës në Kosovë duhet të argumentohet me fakte

Gaxherri ka thënë se edhe pse është e dhimbshme të shohësh fotografi të tilla, është e nevojshme që të tregohen faktet e gjenocidit serb gjatë luftës në Kosovë.

“E di që për çdo familje dhe çdo njërin nga ne është dhimbje dhe trishtim të shohim skena të tilla, por fatkeqësisht edhe 20 vjet pas luftës po na duhet me e argumentu me fakte. Faktet i kemi dhe duhet t’i argumentojmë. E lus secilin që argumentet, faktet të mos mundohemi dhe ti politizojmë, ato duhet të prezantohen, e di janë të dhimbshme,  por duhet ti shohë bota, ata që nuk e dinë apo edhe ata që kanë fillu me e harru, duhet ta shohin se mbi popullin tonë është kryer gjenocid ndaj grave, fëmijëve e burrav, e këto pra dëshmohen me dokumente e jo me fjalë”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka shtuar se institucionet nuk kanë bërë mjaftë në mbledhjen e fakteve dhe ndëshkimit të Serbisë për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë.

“Ne s’kemi bërë mjaftueshëm, ju lutem krerët e institucioneve t’i mbledhin faktet argumentet e të flasin më pak sepse kemi pasur kohë që 11 vjet të flasim. Gjenocidi duhet të pranohet nga faktori ndërkombëtar e në radhë të parë nga Serbia. Ky gjenocid i ka rrënjët thellë një shekull”, ka thënë Gaxherri.