17:33 / E Premte, 16 Prill 2021 / Blerim

Besa Peja përshëndetet me Superligën!

Skuadra nga Peja, Besa me humbjen e sotme ndaj Drenicës me rezultatin final në 1:2, e ka mbyllur edhe epokën e saj në Superligë.

Kur kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u zhvilluar deri në fund, tashmë mund të konstatohet se Besa e Pejës është skuadra e parë që do largohet nga Superliga në këtë edicion, shkruan IndeksOnline

Besa, aktualisht ndodhet në vendin e fundit në tabelë, ku ka grumbulluar vetëm 10 pikë.

Ndërsa, më poshtë mund të shikoni edhe rënditjen e takimeve të mbetura që Besa do t’i zhvillojë:

Xhiro 30-të: Arbëria – Besa
Xhiro 31-të: Besa – Drita
Xhiro 32-të: Trepça ’89 – Besa
Xhiro 33-të: Besa – Prishtina
Xhiro 34-të: Llapi – Besa
Xhiro 35-të: Feronikeli – Besa
Xhiro 36-të: Besa – Gjilani