08:40 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Besart Berisha surprizon kampionen e Australian Open (Video/Foto)

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha është takuar me kampionen e Australian Open, Caroline Wozniacki.

Kosovari, ia ka dhuruar një fanellë të klubit të tij australian, Melbourne Victory, dhe e fton për ta shikuar ndonjë ndeshje futbolli, shkruan IndeksOnline.

“Në fillim urime, ju keni pasur një paraqitje fantastike në Melbourne. Ju bëtë një punë të mirë dhe e merituat këtë. Ju luftuat për cdo pikë, dhe e merituat për të qenë i sinqertë. Tani kam një surprizë të vogël për ju nga klubi im, një fanellë. Ndoshta një dit ju mund të vini për ta shikuar ndonjë ndeshje, nëse ju pëlqen futbolli kuptohet”, ishin fjalët e Berishës pas takimit me Wozniackin.

Kujtojmë se dje në Australi, teniserja daneze mposhti numrin një në Botë, Simona Halep 2 me 1 në sete (7-6, 6-3 dhe 6-4)./IndeksOnline/