09:32 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Williams, Nadal e Federer marrin pjesë në Australian Open

Serena Williams do të kthehet në Australian Open për herë të parë që prej triumfit në vitin 2017.

Gjithashtu, në këtë kompeticion do të rikthehen edhe tenistët si Rafael Nadal dhe Andy Murray.

Pasi e lindi fëmijën e saj të parë, Serena u kthye në Wimbledon dhe US Open këtë vit, por pësoi humbje zhgënjyese në të dyja garat, transmeton IndeksOnline.

”Williams, aktualisht e renditur në vendin e 16-të, do të rikthehet në Melbourne për herë të parë që prej vitit të kaluar”, thotë organizatori i kësaj gare.

Tutje, bëhet e ditur se në këtë garë do të mbarrin pjesë 102 teniste dhe 101 tenistë./IndeksOnline/