75 Mall Live Search
23:05 / E Enjte, 03 Tetor 2024 / Gj. Sh

Besiktasi i Rashicës e Muçit, pëson humbje në shtëpi nga Eintracht Frankfurt

Besiktasi i Milot Rashicës dhe Ernest Muçit ka pësuar humbjen e dytë në Europa League.

Gjiganti turk u mposht në shtëpi nga skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, me rezultat 1-3, shkruan IndeksOnline.

Frankfurt shënoi dy gola të shpejtë, me Marmoush në minutën e 19-të, ndërsa tre minuta më vonë topin në rrjetë e dërgoi Dina Ebimbe.

Besiktas kishte mundësinë për tu rikthyer në lojë, por Ciro Immobile dështoi nga penalltia në minutën e 27-të.

Fitoren e skuadrës gjermane ia siguroi Ansgar Knauff, me golin e shënuar në minutën e 82-të.

Golin e nderit për Besiktasin e shënoi Arthur Masuaku, pas asistimit të Ernest Muçit, në 90+3./IndeksOnline/