11:20 / E Enjte, 20 Qershor 2019 / indeksADMonline

Besim Beqaj braktis qeverinë, por jo edhe PDK-në

Gjatë ditës së djeshme i pari i PDK-së, Kadri Veseli mori vendim për largimin nga çdo pozitë partiake dhe institucionale të të gjithë anëtarëve të kësaj partie që janë nën aktakuza gjyqësore.

Si rezultat i kësaj një nga personat që duhej të largohej nga posti që mban është edhe Minsitri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

Beqaj sot ka bërë të ditur se tashmë ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryeministri, Ramush Haradinaj e që sipas tij i gjithë ky veprim është në të mirën e PDK-së, ku thotë se ka edhe vetë një kontribut të madh.

“Fillimisht dua të flas për vendimin e PDK-së ku konsideroj se ky është angazhim i përbashkët  i të gjitha strukturave udhëheqëse pjesë e së cilës jam edhe vetë, gjithmonë duke tentuar të lihen paragjykimet edhe akuzat lidhur me proceset gjyqësore të anëtarëve të PDK-së.Në rastin tim unë jam plotësisht i bindur se këto aktakuza janë të pabazuara në fakte dhe argumente ligjore dhe që drejtësia do ta dëshmojë këtë. Është parim bazë i drejtësisë që çdokush është i pafajshëm derisa të mos provohet e kundërta. Dhe ftoj që kjo të vërtetohet dhe besoj se drejtësia do ta vërtetojë pafajësinë time me prova dhe fakte të argumentuara. Vepra për të cilën po gjykohem, ‘Shkelje e statusit të barabartë të banorëve të Republikës së Kosovës’ nuk ka asnjë element të veprës së korrupsionit. Ashtu siç e ka vërejtur edhe publiku i gjerë aktakuza me të cilën unë përballem ka një mal të metash dhe është aplikuar drejtësi selektive. Për detaje do të flasim në gjykatë, dhe mund t’iu sigurojë se në rast të një procesi të drejtë gjyqësorë, të drejtë dhe të paanshëm unë do të lirohem nga aktakuza, andaj ky nuk është vendi ku do të diskutojmë për përmbajtjen e aktakuzës, por në gjykatore”, tha ai.

Beqaj tha se i siguon të gjithë se kjo sfidë do të kalohet shumë shpejtë dhe do të dalë e vërteta e pakontestueshme, i bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje të ligjit.

“Në vizionin e PDK-së janë marrë vendime të cilat besoj se duhet t’i qojmë deri në fund dhe do vazhdoj të jem pjesë e PDK-së, pasi  jam një nga njerëzit që ka kontribuar gjatë në këtë parti.Vepra për të cilën unë gjykohem nuk është korruptive  është mohim i barazisë së njerëzve para konkursit dhe ligjet janë elementet bazike për bërjen e drejtësisë dhe ftoj të kemi një proces të drejtë, besoj se do të bindeni shumë shpejtë se të gjitha këto do të sqarohen shumë shpejtë”, tha Beqaj./Indeskonline/