75 Mall Live Search
14:12 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Besim Dina ‘thumbon’ politikanët: Na e kupen zemren kta politikanat ton.. (Video)

Në mbrëmjen gala “Made In Kosovo” morën pjesë shumë fytyra publike si politikanë, biznesmen madje edhe personazhe nga shoubizi.

Aty mori pjesë edhe humoristi i njohur, Besim Dina i cili gjatë fjalimit të tij ironizoj pak me politikanët tanë.

“Si shkoj Hashimi parlamentit i dul timi, , burg edhe Albini, t’mramt dulem në PISA iki edhe Isa” tha Besimi sigurisht me humor.

Ai fjalimin e filloi duke iu drejtuar kryetarit të “NISMA për Kosovën”, Fatmir Limajt të cilin e urojë t’i bëjë mirë darka.

Pastaj fjalimin ai e vazhdoj sigurisht me shaka kundrejt politikanëve tanë kurse në fund thotë së Fatmir Limaj edhe e kupton se e ka shok gjenerate.

Ndryshe, Besimi ironizon edhe me vizat duke thënë se “Politikanët do tua heqin vizat edhe qata që i kanë nëpër pasaporta kanë me shku me ja u hjek”./Indeksonline/