13:19 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Besnik Hasi vjen në Gjakovë, ky është lajm i madh për Vëllaznimin (Foto)

Trajneri i njohur kosovar dhe ndërë më të suksesshmit në arenën ndërkombëtare, Besnik Hasi ishte mysafirë i kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjinit.

Hasi i cili së fundi ishte trajner i klubit grek Olimpiakos, premtoi ndihmë të madhe për skuadrën e Vëllaznimit dhe sportit në përgjithësi, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se me kënaqësi do të bartë tek Vëllaznimi të gjitha përvojat e fituara deri me tani, qoftë si futbollist qoftë si trajner, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij që “Vëllaznimi” të këndellet dhe në të ardhmen e afërt të jetë pjesë e klubeve më të mira evropiane.

Vëllaznimi është në krizë të madhe, si të rezultateve ashtu edhe të financave. Por, Hasi ka shpreh dëshirë që t’i ndihmojë klubit të vendlindjes.

Hasi tani është në pushime, e ardhmja e tij është në pikëpyetje që nga shkarkimi muaj më parë nga Olimpiakosi./IndeksOnline/